Më 4 maj fillon relaksimi i masave, mos ta prishim për pak!
02 maj 2020
| 09:57
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit të mbrëmshëm se në kryeqytet s’është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus, kurse në krejt Kosovën janë shënuar vetëm 7 raste të reja. “Kriza, si duket, është pas nesh tani”, ka shprehur mendimin Ahmeti në një shkrimi në “Facebook”. Ai i ka porositur qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat kufizuese.
Shkrimi i tij:
Falemnderit që respektuat thirrjen tonë për mos-dalje në Germi dhe vende tjera për 1 Maj. Edhe më tutje 0 raste në Prishtinë e 7 të tjera në krejt Kosovën. Kriza si duket është pas nesh tani. Por, vazhdojmë edhe këtë vikend. Me 4 fillon relaksimi i masave. Mos te prishim për pak!