Më 4 maj kancelari gjerman pret në Berlin, Kurtin dhe Vuçiqin

29 prill 2022 | 14:52

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmjen e 4 majit.

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, kanë bërë me dije për “Express” nga zyra për media e qeverisë gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych,…