Më 4 qershor Kuvendi voton për themelimin e komisionit hetimor për keqpërdorimet e mundshme në Ministrisë Shëndetësisë
Kryesia e Kuvendit procedon me Komision hetimor parlamentar për keqpërdorimet mundshme në Ministrisë Shëndetësisë në pandemi.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të procedoj në seancë të Kuvendit më 4 qershor për votimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për keqpërdorimet që dyshohet se kanë ndodhur në Ministrinë së Shëndetësisë në kohë pandemie ku kanë dalë shumë kontrata milionëshe që dëshmojnë se në tre muajt e fundit janë blerë barëra me çmime shumë të shtrenjta.
Kërkesa për formimin e komisionit hetimor parlamentar ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës të cilën më pas e kanë mbështetur të gjitha Grupet Parlamentare.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën që do të mbahet më 4 qershor Kuvendi të vendosë për përbërjen e komisionit hetimor.