Më 4 shkurt mbahet konferenca ‘Të rinjtë në agrobiznes-regjioni ekonomik lindor’
31 janar 2020
| 15:07
Komuna e Kamenicës ka ftuar për të martën, më 4 shkurt, të rinjtë nga kjo komunë të marrin pjesë në konferencën e organizuar nga projekti “Të rinjtë në agrobiznes-regjioni ekonomik lindor”, e cila do të mbahet në Gjilan.
“Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe komunat tjera nga Regjioni Lindor. Qëllimi kryesor i kësaj konference është prezantimi i programeve në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor. Konferenca do të mbahet të martën (më 4 shkurt 2020), në Sallën e Kuvendit në Komunën e Gjilanit duke filluar nga ora 10:00”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.
/Epoka e re/