Më 5 dhe 6 mars do të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme
01 mars 2019
| 12:19
Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë me dije se më 5 dhe 6 mars do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës.
Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së.