
Më 5 dhe 6 shtator promovohen produktet tradicionale në Drenas
27 gusht 2019
| 15:24
Organizata Joqeveritare “Bliri” në Drenas, do të organizojë një panair më 5 dhe 6 shtator 2019 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në këtë komunë.
Ky panair ka për qëllim fuqizimin e ekonomik të grave në biznese, artizanale tradicionale, përpunimin e pemëve dhe perimeve, kultivimin e mjaltit si dhe përpunimi i drurit.
“Ftohen të gjithë të interesuarit e komunës së Drenasit dhe me gjerë, të jenë pjesë e këtij panairi i cili do të promovojë produktet vendore. Ju mirëpresim!”, ka njoftuar komuna e Drenasit.
/Epoka e re/