Me 5 maj në Bibliotekën Kombëtare bëhet promovimi i librit “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999”

02 maj 2023 | 16:47

Ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e librit “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999”, të bashkautorëve Qazim Berisha e Zymer Mehani!

Takimi mbahet të premten, më 5 maj 2023, duke filluar nga ora 12:00, në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Botues: Radio Kosova e Lirë

Redaktor: Fazli Hajrizi

Recensentë: Bedri Tahiri e Liridon Berisha

Korrektorë: Donarta Zhujani-Berisha dhe Alban Berisha

Ballina: Driton Berisha

Radhitja kompjuterike: Rilind Mehanja

Ardhja juaj na nderon!

Prishtinë, më 2 maj 2023

Bashkautorët Qazim Berisha e Zymer Mehani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…