Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

03 mars 2025 | 10:53

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar me agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre heronjve të kombit.

Sipas agjendës, manifestimi i Epopesë së UÇK-së do të fillojë më 5 mars, ku në orën e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.

Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tani që…