Më 5 shkurt shpallen Laureatët e Vitit 2020 në hendboll

27 janar 2021 | 13:22

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit.

Janë marrë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin e Kosovës. Kështu, Laureatët e vitit 2020 do të shpallen më 5 shkurt.

Komisioni për shpalljen e Laureatëve përbëhet nga Shqipe Bajçinca-Brestovci, Leonard Cula e Fahredin Hashani. Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Raporti Financiar për vitin 2020. Raporti u miratua me vetëm një votë kundër.

Bordi po ashtu miratoi edhe materialet e punës për Kuvendin Zgjedhor të FHK-së, që mbahet më 5 shkurt.

Bordi në bazë të së drejtës statutare, nominoi Eugen Saraçinin për një mandat tjetër si president, Enis Idrizin për nënpresident dhe Bajram Isufin, Berat Danën e Artan Nimanin për anëtar të Bordit. Bordi vlerësoj se periudha e kaluar katërvjeçare ishte më e mira e punës dhe e afirmimit të hendbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar mbrëmë në…