Më 5 tetor inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë

02 tetor 2018 | 15:24

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, njëherësh kryetari i Këshillit Organizativ Qeveritar për zhvarrimin dhe rivarrimin e dëshmorëve të ish zonës Operative të Drenicës të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ka bërë me dije se procesi i zhvarrimit të dëshmorëve ka filluar më 19 qershor dhe ka përfunduar më 31 korrik të këtij viti.

Gjatë një konference për medie, ai ka treguar se në fazën e parë janë zhvarrosur nga varrezat e Polacit (Skenderaj) 112 mbetje mortore të dëshmorëve dhe prej tyre 101  janë rivarrosur në Marinë, ndërsa në Vushtrri janë rivarrosur dy, në Landovicë dy, në Kleçkë një, pesë në Shtime dhe një në Ferizaj.

Kurse në fazën e dytë ministri Berisha ka thënë se janë zhvarrosur trupat e 53 dëshmorëve nga fshatrat e Drenasit dhe Skenderajt dhe janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë. Kurse  dëshmorët Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha do të rivarrosen në ditën e inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë më 5 tetor.

Ministri Berisha ka thënë se FSK-ja ka mbështetur procesin që nga fillimi me personel dhe pajisje teknike.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…