Më 6 tetor mund të ketë befasi
Analisti politik Agon Maliqi ka vlerësuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit mund të ketë befasi.
Sipas tij, elektorati i Kosovës ka filluar të jetë më kërkues dhe më i paparashikueshëm.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se e sheh mjaft të hapur terrenin për vendin e parë.
Ai ka theksuar se në garën për vendin e parë (mbi 25 – 30 %) në pamje të parë duken favorite LDK-ja dhe LV-ja, kurse PDK-ja do ta ketë të vështirë.
Ai ka thënë se aktualisht është vështirë i parashikueshëm krijimi i koalicionit qeveritar megjithatë, sipas Maliqit, dialogu me Serbinë, i cili e çoi qeverinë e kaluar drejt rënies, do të luajë rol shumë të rëndësishëm dhe mund të jetë përcaktues për krijimin e koalicionit qeverisës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)