Më 6 tetor qytetarët do të vendosin për Kosovën 100 % shtet
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se koalicioni parazgjedhor AAK-PSD është duke u mirëpritur në opinion.
Ai ka thënë se vendimet e Qeverisë Haradinaj dhe konstruktivitetit i PSD-së janë përputhur me interesat e qytetarëve të Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka thënë se qytetarët do ta votojnë këtë koalicion më 6 tetor për shkak të vendimeve që janë marrë gjatë qeverisjes Haradinaj si dhe për shkak të objektivave për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, fitorja e koalicionit AAK-PSD bazohet në mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
Isufi ka deklaruar se partneritet do të bëjnë me ato parti që nuk janë të gatshme ta heqin taksën dhe në dialog me Serbinë shkojnë vetëm për njohje reciproke.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)