Me 62 vota “pro” Kuvendi i Maqedonisë emëron zëvendësministrat e rinj të qeverisë

24 shtator 2020 | 10:58

Me 62 vota “pro” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”, raporton “Epoka e re”.

Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë.Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministër i Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.Ilir Hasani zëvendësministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit i Odës Ekonomike Amerikane në…