
Më 7 dhe 8 shtator raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi
06 shtator 2021
| 13:54
Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai ka thënë se në bisedimet teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog.
Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.