Më 7 maj mbahet akademi përkujtimore për 20-vjetorin e ‘Epopesë së Çabratit’
Më 7 maj do të mbahet akademi përkujtimore në kujtim të 20-vjetorit të “Epopesë së Çabratit”. Kjo akademi do të mbahet në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal të Gjakovës si dhe të ish-brigadës së UÇK-së 137 “Gjakova”.
Për nder të “Epopesë së Çabratit” më 5 dhe 6 maj do të organizohen edhe aktivitete të tjera.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999, Zona Operative e Dukagjinit u njoftua për krimet dhe masakrat që ushtronin forcat serbe mbi popullatën civile në Gjakovë.
Më 25 mars 1999, nga djemtë dhe vajzat e qytetit të Gjakovës të radhitur në ZOD, komandantit të ZOD-it i parashtrohet kërkesa për hyrjen e tyre në qytetin e Gjakovës.
Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc, komandanti i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar Brigada 137 “Gjakova”, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues.
Me datë 29 mars 1999 Brigada 137 “Gjakova” me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë hyjnë në qytetin e Gjakovës.
Kjo Brigadë e ndarë në katër grupe morën qëndrim që të vendosen në katër pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit të Brigadës.
Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës vendoset në lagjet e Çabratit dhe Gërqar, ndërsa një grup vendoset në Bllokun e ri.
Marrja nën kontroll të këtyre pjesëve të territorit nga pjesëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, në kohën kur lëvizjet më të vogla jo vetëm të njësiteve ushtarake, por edhe të individëve civilë nga forcat serbe rrezikoheshin të goditeshin për vdekje, ku do të jetë veprim i rëndësishëm ushtarak, prej të cilit UÇK-ja do të krijojë epërsi morale, ndërsa te forcat serbe do të shkaktojë hutesë dhe shkurajim.
Hyrja e Brigadës 137 “Gjakova” në qytet do të ishte me dy qëllime: i pari human – që të mbrohet popullata civile nga masakrat që ushtronin forcat serbe; dhe qëllimi tjetër ishte për krijimin e përparësisë ushtarake brenda zonës që armiku e konsideronte plotësisht të kontrollueshme nga forcat e veta e ky do të jetë rasti i vetëm që, gjatë luftës së UÇK-së, në brendësi të zonës urbane të kontrolluar nga armiku. Vetëm në dy ditët e para pas hyrjes në qytet, Brigada 137 “Gjakova” filloj të rritej me të madhe, duke iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së, shumë djem e vajza. Ballafaqimi i parë me forcat serbe do të bëhet më 11 prill 1999 në rrugën e Mullirit, ku bëhet një luftë e rreptë mes paramilitarë serb e disa të tjerë dhe ushtarëve të kësaj Brigade.
Më 7 maj 1999 sulmohen Njësitet dhe shtabi i Brigadës 137 “Gjakova” në Çabrat. Një plani i përgatitur nga forcat serbe, kishte hasur në përgjigjen e shpejtë të njësiteve të Brigadës. Pas 12 orësh luftimesh, rreth orës 19, forcat serbe largohen nga kjo betejë.
Luftimet vazhduan dhe me 8, 9 dhe 10 maj. Në këto ditë të luftimeve dhe më pas nga radhët e Brigadës 137 “Gjakova” u plagosën dhe u vranë shumë luftëtar. Këta janë ushtarët e plagosur dhe të vrarë të Brigadës 137 “Gjakova”
- Komandanti Brigadës, Agron Kryeziu,
- Hekuran Hoda,
- Milot Roka,
- Mimoza Shala,
- Arbnor Vula,
- Arben Alija,
Ndërsa dëshmorët e lirisë që ranë për të mos vdekur kurrë:
- Ahmet Gjikolli
- Agim Haxhiavdyli
- Ali Hoxha
- Arben Saraqini
- Bahri Kryeziu
- Besim Bishtrazhini
- Bujar Roka
- Dashmir Krasniqi
- Emin Dervishdana
- Genc Kepuska
- Hamez Zyberi
- Hazyr Kepuska
- Ilir Berisha
- Islom Koci
- Kushtrim Hoxha
- Megzun Boshnjaku
- Mentor Shtaloja
- Sefedin Xerxa
- Taulant Nura
- Visar Juniku
- Ylber Hoxha
- Yllka Domi
Pas transferimit të plagosurve në Lugun e Çarragojës, luftëtarët e Brigadës të udhëhequr nga Komandanti Avdullah Babalija, vazhdonin ta kishin në mbikëqyrje popullatën e Gjakovës, ku forcat paramilitare, ushtarake e policore serbe ishin dobësuar tej mase. Kjo Brigadë e stacionuar në lugun e Çarragojes vazhdonte të kishte në mbikëqyrje situatën vazhdimisht në qytetin e Gjakovës, pasi ende kishte luftëtarë që qëndronin brenda në qytet.
Më 13 qershor 1999 në orët e vona një pjesë e stafit komandues nën udhëheqjen e Kom. Avdullah Babalia hyjnë në qytet, pasi egërsirat serbe me të ikur nuk e kishin kontrollin e urrejtjes ndaj qytetarëve të këtij qyteti. Historikisht kjo Brigadë do mbetët dhe mbahet mend si Brigada e vetme në Kosovë, që zhvilloj luftën e saj brenda qytetit të Gjakovës.