Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri
03 gusht 2020
| 09:43
Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe mbi 50 autobusë. Në pikat e kalimit kufitar janë krijuar kolona për të hyrë në Kosovë. Dje kolona ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë.
Kjo situatë me kolona të gjata në pikën kufitare të Vermicës përsëritet çdo të diel në mbrëmje që nga fillimi i hapjes së sezonit turistik. Një prej shkaqeve që krijohet kolonë e gjatë është matja e temperaturës për çdo pushues të Kosovës që ka qenë në bregdetin shqiptar.