Më 8 dhjetor do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020
01 dhjetor 2020
| 10:35
Ministria e Financave njofton se më 08 dhjetor 2020 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milion euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.