Më 8 maj organizohet marshi “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“ nga Prifçi i Sylejman Berishës deri në Shishman te shtëpia e Xhemë Jakupit

02 maj 2023 | 15:13

Më datë 8 Maj 2023 në orën 10.00 do të mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“ nga Prifçi në Shishman

Agjenda e aktiviteteve që do të organizohen në nderim të 25-vjetorit të rënies se Heronjve Gjeneral Ilr Konushevci-Mërgimi dhe dr. Hazir Malaj.

Më datë 8 Maj 2023 në orën 10.00 do të mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“, në shtegun ku kanë kaluar Logjistika e parë e organizuar e UÇK-së, e cila eshtë trasuar nga Heroi i Kosovës Gjeneral Ilir Konushevci.

Pikëtakimi i marshuesve do të jetë në Shishman, në orën 8.00 ku do të sigurohet një autobus për 50 marshues, të cilët nuk kanë mundësi për sigurimin e transportit.

Pikënisja e marshit do të jetë kulla e Sylejman Berishës në Prifç (Viçidol). Marshi do të fillojë në orën 10:00 në Prifç dhe do të përfundojë në Shishman tek shtëpia e Xhemë Jakupit. Me këtë rast do bëjmë zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Plakut të Shishmanit që ishte ndër bazat e para të UÇK-së

Më datë 9 Maj 2023, në orën 10:00, do të bëhen Homazhe tek varret e Heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në Varrezat e Dëshmorëve  të Kombit në Velani.

Në kuadër të këtij  përvjetori do bëhet edhe vendosja e pllakave dhe gurëve memorial në bazat e para të Logjistikës së organizuar nga heroi Ilir Konushevci  në këto baza dhe në këto data:

Më datë 7 Maj 2023

Në orën  10:00 – Vendosja e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haxhi Babës në Golem .

Në orë 13:00 – Vendosja e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Agim Krasniqit në Tiranë.

Më date 10 Maj 2023

Në orën 10:00 – Zbulimi i Gurit Memorial në Shtëpinë Muze të Familjes  Krasniqi në Bajram Curr, që ishte baza e UÇK-së që nga fillet e para të organizimit.

Me këtë rast Shoqata e Veteranëve  të Luftës së UÇK-së do shpërndajë mirënjohje për  disa nga familjet që kontribuuan dhe ndihmuan luftën e UÇK-së.

Në orën 13:00 zbulimi i Gurit Memorial të Kulla e Sylejman Berishës në Prifç, e cila ishte baza tjetër e UÇK-së që nga fillet e para të Logjistikës së organizuar për luftën për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali dhe Chelsea do të ndeshen sot (e martë) në…