Më 8 mars mbahet konferenca “110 vjet Përpjekje për Barazi Gjinore”
Instituti Shkencor Kosovar-Suedez duke pasur parasysh se viti 2020 është viti jubilar i 110-vjetorit të Ditës së Gruas, do të organizojë më 8 mars një konferencë shkencore me temën: “110 vjet Përpjekje për Barazi Gjinore”.
Konferenca do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, në Amfiteatrin e Vogël, në orën 15:00.
Temat që do të trajtohen në këtë konferencë janë:
– Demokracia dhe Barazia Gjinore / Drejtoresha e IShKS-së Salihe Salihu;
– Zbatimi i barazisë gjinore në institucionet e zbatimit të ligjit, përkatësisht në ushtri dhe polici / Prof. Asoc. Bejtush Gashi;
– Femrat shqiptare dhe të drejtat e tyre / prof, Dr. Isak Sherifi;
– Te drejtat e gruas në Kosovë / Prof. Dr. Besa Luzha;
– Normat ligjore të barazisë gjinore në Kosovë / Prof. Dr. Islam Qerimi;
– Ndikimi i kulturës dhe të drejtat e gruas / Prof. Dr. Xhemail Cupi;
– Roli i mediave në afrimin e të drejtave të grave / Msc. Doruntina Gashi;
– Barazia Gjinore nga perspektiva suedeze / Gazetarja dhe aktivistja Mirja Lasko;
– Dobitë ekonomike të barazisë gjinore / BA. Kosovare Sadiku.
/Epoka e re/