Me 80 centë mund të udhëtoni 24 orë me autobusët e Trafikut Urban

30 janar 2023 | 14:18

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka njoftuar se ka riorganizuar planin e tarifimit.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ky ndryshim është bërë “me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar udhëtarët se bileta mujore për udhëtarët e rregullt do të zbresë nga 14 euro në 13.5 euro.

Ndërsa bileta ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 80 centë, kurse ajo javore, që përfshin vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4 euro.

Mirëpo, në biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 50 centë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Shqipërisë në futsall 2023 u përmbyll të dielën…