Më 9 gusht bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal
06 gusht 2018
| 11:27
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më 9 gusht, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM2/2018.
Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në RTK, në kuadër të programit të mëngjesit.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493.