Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023
02 nëntor 2023
| 10:52
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.