Më 9 nëntor Thaçi del para Gjykatës Speciale
06 nëntor 2020
| 12:55
Gjykata Speciale ka dhënë detaje për paraqitjen e parë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para Tribunalit Special.
Në njoftimin e Speciales është thënë se Thaçi do të dalë para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, në ora 15:00.
Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.