Më 9 qershor mbahet konferenca e radhës për rastin e Salih Mustafës

22 maj 2021 | 10:18

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se trupi gjykues në çështjen e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa ka vendosur të caktojë konferencën përgatitore për gjykim, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor.

Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur. Më shumë hollësi në vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë e Bosnjës të premten ngriti aktakuzë…