Më 9 qershor mbahet seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
31 maj 2021
| 12:01
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 9 qershor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Vendimi u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e cila caktoi datën për mbajtjen e seancës plenare për votimin e raportit të Komisionit Hetimor.
Më 28 maj, Komisioni Hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.