Më 9 shkurt fillon stinori pranveror
Të shtunën më 9 shkurt, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Më 9 e 10 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa shpresohet në hendboll cilësor e rivalitet të mirë mes skuadrave. Ndeshjet e javës së parë pranverore, përkatësisht xhiros së 15-të, janë: Besa Famgas – Drita, Vushtrria – Kastrioti, Zhegra – Prishtina, Vëllaznimi – Samadrexha, Drenica – Trepça.
Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror. Përveç trajnimeve për trajnerë, gjyqtarë e delegatë është bërë edhe kontrollimi i obliguar mjekësorë për lojtarët. Janë bërë edhe gjitha përgatitjet tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtje të garës.
Në Superligën e hendbollisteve stinori pranveror nis më vonë, më 2 mars.