Me afro pesë orë me vonesë, fillon numërimi i votave me kusht

28 shkurt 2021 | 22:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave me aftësi të kufizuara.

KQZ-ja ka njoftuar se janë rreth 31.500 vota me kusht dhe 2.800 të personave me aftësi të kufizuara, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, ku do të numërohen në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja kishte njoftuar se numërimi do fillonte në orën 18:00 mirëpo është vonuar për shkak të mosvlerësimit dhe verifikimit të të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

“Pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy humbjeve radhazi dhe humbjes së kreut, Milani rikthehet…