Me akne dhe pa asnjë pikë makijazh, këngëtarja e famshme habit me pamjen (FOTO)
07 janar 2020
| 13:17
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka postuar foton e parë në profilin e saj në “Instagram”, për vitin 2020.
Kësaj radhe Riri ka hequr dorë nga pozat seksi dhe provokuese, dhe ka vendosur që të postojë një “selfie” krejt ndryshe.
Teksa fansat po prisnin një foto sensuale, Rihanna ka postuar një “selfie” ku shfaqet pa pikë makijazhi dhe pa filtra, duke treguar kështu edhe aknet në fytyrë.
Duket se Rihanna ndihet mirë me pamjen e saj dhe nuk e ka problem se fytyra e saj nuk është e pastër. Por duhet të themi se si me grim, ashtu edhe pa të, ajo mbetet njësoj e bukur.
“Fotoja e parë e vitit”, shkruan këngëtarja e famshme në foton, ku fansat i kanë thënë se mbetet në çdo moment e bukur.