Me aktin e GjND-së është njohur subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës
22 korrik 2020
| 14:00
Sot bëhen dhjetë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, është në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me këtë akt, përfundimisht është njohur subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës si shtet i pavarur e sovran dhe është legjitimuar e drejta e popullit të Kosovës për pavarësi!
(Q.R / Epoka e re)