ME ALI AHMETIN HARAÇINA

24 tetor 2021 | 22:02

Ismet Sylejmani

Gjatë luftës Ushtri Çlirimtare Kombëtare – UÇK, pas lufte Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, në të dyjat Kryekomandanti e Udheheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti ishte dhe mbetet themeluesi e dirigjenti fantastik i tyre!

Haraçina para luftës së UÇK ishte e madhe dhe e njohur me Nuredin Nuredinin, Heroin e Qendresës së mos dorëzimit përpara makinerisë rrënuese të shtëpive shqiptare!

Haraçina gjatë luftës titanike e heroike të UÇK-së, ishte arena legjendare me renome ndërkombëtare e luftës së armatosur në hyrje të Shkupit!

Haraçina pas luftës së UÇK-së në fillim ishte nën udhëhqjen e BDI-së, por më vonë ata që e kishin humbur luftën përballë heroizmit biblik të luftëtarëve trima e heronjë çlirimtarë, kishin filluar gjuajtjen e shtrigave dhe rrënimin politik çlirimtarëve!

Për herë të parë në histori pas luftës së UÇK-së u bë rreshtimi politik i qoroditur dhe jo në parti politike shqiptare dhe kjo u provua në Haraçinë, e cila u bë laboratori fillestar me tendencë shtrirje për në pjesë tjera!

Zgjedhjet lokale të vitit 2021, do ta zhbëjnë njëherë e përgjithmonë fenomenin e këtillë dhe Haraçina legjendare jo vetëm do ti kthehet njëherë e përgjithmonë shtratit të sajë të natyrshëm BDI dhe Udhëheqësit të madh e të lavdishëm Ali Ahmeti, por nga aty do të shkojë kudo lajmi në tërë hapsirat shqiptare, se shqiptarët janë zot të fatit të tyre vetëm në partinë politike shqiptare BDI, dhe kurrësesi në parti tjera maqedone dhe me koalicione të mirëfillëta maqedone!

BDI nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, do të dijë të krijojë historinë e madhe të traditës jo vetëm të Haraçinës së panënshtruar shqiptare, të fitoreve në kampin shqiptar, dhe vetëm të shqiptarëve dhe jo të tjerëve, sikur është rasti me lidershipin aktual!

Balotazhi duhet të jetë mësim i madh dhe njëherë e përgjithmonë për të gjith, se me BDI-në në qeverisje ka dinjitet të mirëfillët i cili shkon vazhdimisht duke u përsosur!

Me Ali Ahmetin duhet të jetë Haraçina!
Me UÇK duhet të jetë Haraçina!
Me BDI duhet të jetë Haraçina!
Haraçina ka derdhur gjak të luftëtarëve të lirisë!

Froni i të parit të Haraçinës, në zgjedhjet e Tetor-Nentorit 2021, duhet të jetë i të mëdhenjëve e besnikëve të UÇK-së, të atyre që kanë dhënë gjithëçka për liri, barazi, gjuhë e flamur të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Priahtinë, 24 Tetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë në Shkodër…