ME ALI AHMETIN MAQEDONIA NË NATO

06 shkurt 2019 | 20:37

Ismet Sylejmani

Maqedonia nën udhëheqjen e Ali Ahmetit shkelë të pashkelurën deri më tani në historinë e saj!

Politikani modern shqiptar, patrioti e atdhetari i lavdishëm, luftëtari e komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, jo vetëm është njëri prej dirigjentëve fantastik dhe kyq të funksionimit të Maqedonisë si maqedono-shqiptare, por është edhe njeri prej aktorëve e faktorëve më të mëdhenj të stabilitetit e paqes, në rajon dhe më gjerë!

Ali Ahmeti, ky shqiptar i madh e i lavdishëm, që me politikën e tij të madhe dhe të hapur euroatlantike, ka dëshmuar dhe po dëshmon se është aleat i madh i paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Maqedoni, në Ballkan dhe Europe por edhe më gjerë, me politiken e tij kombëtare në Maqedoni, po dëshmon se populli shqiptar ka rrol vendimtarë e të padiskutueshëm në funksionimin normal, progresiv e demokratik të Maqedonisë brenda dhe jashtë sajë!

Maqedonia që pas lindjes së sajë, me Ali Ahmetin në udhëheqje, për herë të parë ka marrë pamjen e saj reale dhe të vërtetë, sepse duke e pasur popullin shqiptar njërin prej themeluesve të saj, ajo hyn në NATO dhe në BE!

Populli shqiptar në Maqedoni nën udhëheqjen e birit dhe udhëheqësit të saj Ali Ahmeti, duke hyrë në NATO dhe BE, jo vetëm përmbushë kërkesën e madhe dhe largëpamëse për brezat shqiptare që do të vijnë, por dëshmon edhe njëherë përpara botës, se ishte i shtypur padrejtësisht në ish-Maqedoninë jugosllave, se është popull i madh dhe heroik, pasi mposhti të gjitha të kqiat që i ranë mbi supe, dhe tash fitimtarë si kurrë më parë, radhitet përkrah popujve që janë zot të fateve të veta në shtetet e tyre!

Maqedonia në NATO dhe në BE është fitore e madhe jo vetem e udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, por edhe të gjitha atyre figurave dhe personaliteteve të mëdha shqiptare në këtë shtet, të cilat me vite dhe dekada, bënë që populli shqiptar ta ruajë fuqinë e tij përballë politikës shfarosëse dhe zhdukëse të xhelatit e kriminelit Rankoviq dhe pasardhësit të tij, kryexhelatit të Ballkanit Milosheviq!

Maqedonia në NATO dhe BE nderon popullin shqiptar, nderon gjakun e derdhur për liri, nderon të plagosurit e lirisë, nderon luftëtaret dhe komandantët e UÇK-së, nderon flamurin,nderon barazinë gjuhësore, nderon dy universitetet shqiptare, nderon policinë shqiptare, nderon ushtrinë shqiptare dhe nderon administratën shqiptare!

Maqedonia në NATO dhe BE, është nderim për aleatet e mëdhenj të popullit shqiptar SHBA, Angli, Gjermani, Itali, France dhe të tjerë!

Maqedonia në NATO dhe BE, është eveniment kundër errësirës dhe vuajtjeve të popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni dhe më gjerë!

Maqedonia në NATO dhe BE, për popullin shqiptar është fitore e madhe dhe përspektivë e sigurtë me të ardhme e cila garanton paqe dhe stabilitet në të gjitha fushat!

Maqedonia në NATO dhe BE është fitore e madhe për popullin shqiptar dhe udhëheqësin e saj Ali Ahmeti!

Maqedonia në këto dy institucione të mëdha kontinentale dhe botërore, është fitore epokale shqiptare!

Hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE, vetëm të mira dhe vetëm përspektivë i sjell popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën nga pushtues dhe rregjime të ndryshme!

Prishtinë, më 6 shkurt 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme Policia e Kosovës ka sekuestruar tetë  thasë me…