ME ALI AHMETIN, PRIJATARIN E ASPIRATËS ÇLIRIMTARE TË SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË
Skender Zogaj
Në zhvillimet e bujshme aktuale gjithëshqiptare, koha është rrudhur dhe, jo vetëm njerëzit me përgjegjësi të larta, por edhe më të zakonshmit, gjithënjë e më pak kanë kohē e mundësi për takime miqësh e shokësh dhe për çaste të këndshme vëllazërore, të lirshme dhe të sinqerta, në gëzime e hidhërime! Por, Aliu Ahmeti, udhëheqësi më i angazhuar në përpjekjet çlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë, ndryshon shumë nga të gjithë liderët gjithëshqiptar, sepse, për shok e miq, gjithmonë gjenë kohë.
Dhembja për vdekjen e regjisores sē re Arzana Kraja sot e solli Ali Ahmetin për ngushëllime nga Tetova në Prishtinë! Bashkë me Aliun për ta shprehur dhembjen, ishin edhe dy miqët e tij, veprimtarët e njohur Seladin Xhezairi njëri nga asët e gazetarisë shqiptare, aktualisht drejtori i Klan Macedonia dhe Ismet Sylejmani, intelektuali atdhetar i pushkēs dhe i penës!
Me këta tre burra kalova çaste të kendshme duke shpaluar kujtime të shumta nga e kaluara, kur ëndrra për çlirimin e shqiptarëve nga tobëria ishtë e largët dhe e brishtë, por, me ndimën e Zotit e të robit, shqiptarët e Kosovës janë të lirë dhe të pavarur, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë zyrtarisht pjesë konstituive e shtetësisë me të drejta të fuqishme kombëtare!
Ali Ahmeti është kryepersonazhi i arritjeve kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe, ne, miqët e tij, Ismet Sylejmani, Seladin Xhezairi dhe unë Skender Zogaj, patëm kënaqësinë për takimin vëllazëror që e bëmë në Prishtinë!
Prishtinë, 16 nëntor 2019!