Me anë të një postimi Roza Lati konfirmon lidhjen e saj me ish-banorin e BBV2?!

16 tetor 2024 | 18:15

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Roza Lati së fundmi është përfolur se është në një lidhje me Xhonatan Islamin gjithashtu një ish-banor i edicionit të dytë po të të njëjtit format.

Përgjatë këtyre ditëve çifti ka dhënë vazhdimisht nëpër rrjete sociale indice të vogla, që nga ora e njëjtë që kanë mbajtur e deri tek shajet e njëjta të lidhura rreth kyçit. Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi vetë Xhonatani në Instagram-in e tij postoi një foto të realizuar në Gjirokastër ku po zhvillohej konkursi i hedhjes me parashuta ku në foto dukej që vajza me kurriz është Roza.

Ditën e sotme Roza postoi gjithashtu një InstaStory ku kishte bërë bashkë disa foto të saj por në njërën prej tyre dukej edhe Xhonatani. Ky postim u fshi shpejt por gjithësesi ata ende nuk kanë bërë një konfirmim publik në lidhje me këtë por ndoshta kjo InstaStory vuri edhe disa pika mbi ‘i’ për raportin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar…