Me asete shtetërore për të kërkuar vota

05 shtator 2019 | 10:31

Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga subjektet politike që të mos keqpërdoren asetet publike për qëllime elektorale.

Jo rrallë herë, zyrtarë të qeverisë janë kritikuar nga shoqëria civile për keqpërdorim të aseteve shtetërore, konkretisht të vetura zyrtare, pasi sipas tyre, makinat zyrtare janë shfrytëzuar edhe vikendeve për nevoja personale e madje edhe pushime jashtë vendit.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, kanë theksuar se sikurse viteve të kaluara, edhe në këto zgjedhje janë vërejtur raste të shfrytëzimit të makinave zyrtare për qëllime partiake, kryesisht atyre në pushtet.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, thekson se sidomos subjektet politike që janë në pushtet përdorin resurset shtetërore në terren për sigurimin e votave. Përveç veturave zyrtare, Demhasaj thotë se edhe takimet që janë të parapara në kuadër të qeverisë, po shfrytëzohen si fushatë për mobilizimin të votuesve.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë linkhttps://www.evropaelire.org/a/asete-shteterore-fushate-zgjedhore-/30146669.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Mefail Bajqinovci është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje,ë. Lajmin…