Me automjetin e vjedhur aksidentohen hajnat në Lushnje

31 mars 2025 | 11:28

Në fshatin Golem të Lushnjës, disa persona dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë dhe një automjet që i përkisnin një thertoreje.

Sipas organeve të rendit, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas përfshirjes…