Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis!
Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Driton Tali, ka njoftuar, me anë të një shkrimi në “Facebook”, se e ka paditur Blerim Latifin “për shpifje”. Latifi dje kishte pretenduar se Tali kishte pritur me orë të tëra për një takim pesëminutësh me presidentin Thaçi dikur, ndërkohë që e kishte interpretuar një sjellje të tillë si “servile”. Por, tashmë Tali duket se do të ballafaqohet në gjyq me filozofin Latifi, pasi ka mohuar akuzën për servilizëm, duke e quajtur edhe “shpifje”.
Njoftimi i tij:
Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis!
Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyrja e shefit tij” kysmet në gjyq.
Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai!
Kët soj t’njerzve veç mos i shti me punu (se tullusum e kanë punën) edhe jepju kapak me lipi, gjithçka jonë n’gjendje me bo.
Me rrejt, m’i arsyetu hajnitë, me shpiunu, me etiketu e tona t’zezat.
Karakteri i udbashëve.
As udbashtë ktynere brina s’kanë pas!
Statusi mbi Valon Sylën:
Më duhet të reagojë sepse kam shumë kritika nga miqtë e mi.
Unë nanën e Valon Agim Sylës nuk e njoh!
Nuk e di a është serbe apo malazeze apo çka? E as nuk po mē intereson. Pyetne Valonin.
Për mua ajo zonjë mund të jetë edhe rome apo braziliane… apsolut nuk bënë kurrfar dallimi.
Unë e kam me Valon A Sylën i cili është nje gazetar si mos më keq.
Nuk kam asgjë me nanën e tij e as babën e tij.
As nuk po më interesojnë se cilit grup etnik i takojnë!