Me bikini e taka të larta, notarja më seksi në botë lë pa fjalë ndjekësit
Me afrimin e Javës së Modës në Nju Jork, duket se sportistja “e shumë-anshme” Andreea Dragoi, po shfaqet dhe si një modele që pritet të habisë shumë fytyra ditët në vijim.
Me fotot e saj të fundit notarja rumuno-amerikane thuhet se ka bërë që shumë fansave “t’u bien nofullat përtokë” nga pamja e saj jashtë pishinës.
Ajo që njihej më parë si ‘notarja më seksi në botë’ është përgatitur për sportin e saj në skuadrën e notit të gjimnazit San Jose State University.
Ajo është tashmë duke studiuar në kinestetikë sportesh dhe si 20 vjeçare që është ka akumuluar një masë të madhe ndjekësish, çka mund të bëjë që të kthehet shpejt në një “influencuese” të vërtetë.
20-vjecarja postoi së fundmi tre foto modelingu për eventin “New York Swim Week”, me një kostum ‘të guximshëm’ noti dhe taka të larta.
Rrjedhimisht fansat nuk i kursyen komplimentet, si nga femrat dhe meshkujt.
“Je më e bukura”, “Më ka rënë nofulla përtokë”, “Je një mbretëreshë”, madje dhe “Je shumë e rrezikshme,” ishin disa nga elozhet për të.
Dragoi do të po mundohet të kontribuojë në stilet e saj të preferuara si ‘stil i mirë’ dhe stil ‘delfin’ në pishinën e notit, por thotë se edhe modelingun e ka dashur gjithmonë.
“Kam modeluar që nga viti 2019 para se të vija në SHBA për të studiuar”, tha ajo në një intervistë të fundit, duke shtuar se një agjenci në Rumani i kishte bërë kursin fillestar, duke e nxjerrë në pasarela madje dhe në televizion.
“Pak pasi erdha këtu (SHBA) nisa të marr më shumë punë modelimi, që kur isha e vogël ishte si një ëndërr”, shton e reja.