Me bikinit e kuqe, Luana Vjollca “dogji” rrjetin me pozën e fundit
07 shtator 2021
| 13:11
Teksa thuajse të gjithë kanë nisur punën, Luana Vjollca ka nisur pushimet. Moderatorja e dashur për publikun ka treguar përmes një postimi në “Instagram” se ndodhet në Mykonos të Greqisë.
Nga atje, bukuroshja bionde ka ndarë me 2 milionë ndjekësit një fotografi shumë “hot”, duke e djegur kështu rrjetin.
Moderatorja seksi shfaqet me një palë bikini ngjyrë të kuqe, të cilat i ekspozojnë mjaft bukur format perfekte trupore.
Ndjekësit e saj nuk ia kanë kursyer aspak komentet, ku kuptohet se u ka pëlqyer shumë poza “zjarr” e Luanës.