ME BO VAKI SONTE
25 qershor 2023
| 20:35
Sabile Keçmezi-Basha
Me bo vaki sonte
Me i qel sytë nata para kohe
Qoftëlargut do të zihet fryma
Në ëndrrën tonë të fjetur
Me bo vaki sonte
Lëkura copë-copë të bie nga shtati
Gjaku të rrjedh si krua
Me duart tona të lodhura
Të heqim ndryshkun nga udhët
Me pikëpyetje që i shtruam
Me bo vaki sonte
Me na u grisë historia
Kush do e arnoj pastaj
Dalmaten e Rozafës
Me bo vaki sonte
Me u kalua Ura e Siratit
Mëkatarit nga goja
Dhëmbët do i shkulen
Një nga një
Deri sa të qelë drita