“Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, babai i 17-vjeçarit rrëfen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Beqë Hamzaj, babai i 17-vjeçarit L.H, njëri prej tre të vrarëve në Gllogjan, në seancën e së premtes, në cilësinë e dëmtuarit ka rrëfyer se si ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur të birin të vrarë në autobus.
Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.
“Me çu djalin në shkollë e met ardh me arkivol nuk ish lehtë”, ka thënë i dëmtuari Hamzaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I tha se në natën kritike kishte marrë telefonatë nga djali i tij, i cili i kishte thënë se është duke u kthyer për në shtëpi dhe se nuk vonohet shumë.
Sipas dëshmitarit Hamzaj, atë natë djali i tij i ndjerë ishte vonuar dhe kur e ka parë orën 18:55 minuta ka provuar ta thërras në telefon, por që iu kishte lajmërua një djalë tjetër i cili i ka treguar se kanë gjuajt me armë në autobus dhe i kishte thënë të shkonte në vendin e ngjarjes,
Tutje, ai tha se ishte i pari ai që kishte mbërri në vendin e autobusit, dhe afër dritareve të autobusit kishte filluar që të thërriste emrin e djalit të tij, mirëpo pa përgjigje nga i njëjti, në atë moment ai tha se e ka ditur që ose është plagosur ose kishte vdekur.
Në ato moment ai tha se ishte ardhur Mustaf Selmanaj dhe Zeqë Manaj dhe e kanë marrë djalin e tij dhe e kanë futur në veturë të policisë, ku tani i ndjeri kishte pasur edhe pak shenja të jetës.
Ai tha se pas dërgimit të tij në emergjencë në Deçan, të njëjtin e kishin nisur për në Spitalin e Pejës, ku pasi që kishin arritur aty pa gjysmë ore kishin ndërruar jetë.
Më pas dëshmitarit Hamazaj i janë prezantuar disa nga pamjet ku tregohej skica e një pjese të Gllogjanit. Ai tha se lagjja ku është gjetur autobusi quhet “Mahalla e Epërme”, ku sipas tij, prona afër e cila ishte shigjetuar nga prokuroria është pronë e Mehmetajve.
Tutje, dëshmitari Hamzaj tha se me të akuzuarin Halil Mehmetaj, ishin shokë të mirë, duke shtuar se kur i kishte ndodhur rasti me vajzën e tyre ishte shkuar si një fëmijë dhe se i njëjti kishte marrë pjesë në varrimin e vajzës së Halilit.
Atë ditë, dëshmitari tha se i akuzuari Halil kishte qenë i qetë, por se tregoi se gjatë ceremonisë së varrimit i njëjti e kishte hequr nga dora orën e tij dhe e kishte future në arkivolin e vajzës së tij të ndjerë.
“Kjo për do sheja tregon si do të marr hak për qikë, këtë e kam dëgjuar nga të moqmit”, tha dëshmitari Hamzaj.
Tutje, ai tha se në natën kritike përgjatë kohës kur ishin në spital djali i tij i ndjerë dhe të tjetër, kishin ardhur shumë persona por jo edhe i akuzuari Halili apo ndonjëri nga djemtë e tij.
I njëjti tha se natën kritike pasi që janë kthyer në shtëpi nga spitali, shumë nga persona nga fshati kishin filluar t’i shkonin në shtëpi, ndërkohë kishte ardhur edhe i akuzuari Halil.
“Po ia ndoj menen se kurrë një minutë në një vend nuk rrike, as s’ka mujt mua as vëllezërve me thonë se a u mërzitët. Çka u bo e tek, pas 5 minuta ka ndenjur dhe u qu u dalë, edhe u kthy prap qashtu i maskum. Kur na vishin dekt ky u kon orator ka qenë i qelur…”, ka rrëfyer Hamzaj.
Tutje, ai tha se i akuzuari Halili atë natë dhe më pas nuk ishte më.
Për këto dyshime tha se i ka biseduar me vëllezërit e tij dhe ka thënë se dëshiron që këtë punë t’ia lë drejtësisë.
“Se këta Halil Mehmeti me djem i ka vra, se vëllezërit e mi e kanë përjetu edhe ma rëndë se unë”, tha ai.
Pas ditës kritike, dëshmitari tha se raporti mes tij dhe të akuzuarit Halil kishte ndryshuar, duke mos komunikuar më.
Dëshmitari Hamzaj, për të akuzuarin Halil tha se e mbante revolen që nga koha kur vajza e tij kishte bërë vetëvrasje, dhe këtë sipas tij e kishin ditur i gjithë fshati.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU.