Me dërrasa e çekiçë | Publikohet video e sherrit masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në ‘Camp Nou’

11 tetor 2024 | 20:55

Është publikuar video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre rumunë në impiantin e stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës.

Dhjetra shqiptarë dhe rumunë janë punësuar për të kryer punimet në stadiumin ikonik që po rinovohet plotësisht.

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi ishte e para që dha lajmin, duke thënë se ishin përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet duket se sherri ka nisur teksa punëtorët ndodheshin në një kolonë betoni, dhe ka vijuar edhe poshtë, duke bërë që të përfshihen edhe persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e…