“Më dhemb shpina”, modelja merr vendimin për gjoksin

11 nëntor 2020 | 11:21

Bianka Gasciogne, modelja e famshme për format e saj të bukura, shfaqi për herë të fundit trupin e saj përpara se të bëjë operim gjoksin. Momentalisht ajo ndodhet në Turqi, ku po përgatitet për këtë hap të madh.

34-vjeçarja tha për revistën “Closer” arsyen përse do futej në operacion. “E kam menduar gjithë jetën. Përfundimisht dua që të jenë më të vogla. Është koha të rritem. Kur isha 20 vjeç i doja më të mëdha, nuk kam pendesa. Por kam pasur dhimbje shpine vitet e fundit”, u shpreh ajo. Ish-ylli i “Celebrity Big Brother” mbante veshur një kostum ngjyrë bojë qielli dhe të bardhë, me çizme deri në lartësinë e gjurit, teksa pozonte për kalendarin e vitit 2021.

Flokët i mbante lidhur në një bisht që i valëvitej përpara fytyrës dhe buzët ishin lyer ngjyrë bezhë e lehtë, me një make up mjaft natyral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bernard Challandes ka thënë se miqësorja vëllazërore ndaj Shqipërisë…