Më dhemb shpirti sa herë që vjen 16 maji dhe e kujtoj Ukshin Hotin

16 maj 2020 | 08:45

Ish i burgosuri në burgun e Dubravës, invalidi Sadik Zeqiri, i cili e ka përjetuar edhe masakrën në këtë burg, me rastin e 21-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, ka kujtuar një prej ngjarjeve që ka ndodhur në burgun e Dubravës. Ai ka thënë se më 16 maj 1999, ditë e diel, nga dritaret e burgut të Dubravës të pavijonit C e ka parë Ukshin Hotin teksa përcillej nga dy gardianë drejt portës kryesore të burgut. Sipas tij, të njëjtën ditë me Hotin janë liruar edhe dy të burgosur të tjerë, njëri ishte nga Juniku dhe ishte i burgosur në pavijonin C, i cili më pas është gjetur i vrarë në Lugun e  Baranit të Pejës, kurse për Ukshin Hotin ende nuk dihet asgjë. Zeqiri ka thënë se e ka dëgjuar junikasin, teksa e nxirrnin nga burgu, kur e ka pyetur gardianin: ‘“Me çka do të shkoj në shtëpi?’ Gardiani iu përgjigj: ‘Deri në Pejë jemi përgjegjës për juve, më pas shkoni ka të doni”’. Ndër të tjera, Zeqiri kujton edhe fjalët e veprimtarit Ukshin Hotit i cili, teksa dilte nga burgu, u thoshte shokëve të burgut: “Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”.

Zeqiri ka thënë se i dhemb shpirti që, “sa herë vjen ditëlindja e masakrës sonë në burgun e Dubravës, gjatë gjithë këtyre 21 vjetëve përkujtojmë mbetjen tonë gjallë dhe “lirimin” e bacës Ukë, të cilit kisha qejf t’ia jepja dorën, ta kapja ngrykë por që, fatkeqësisht, pata fatin vetëm ta shoh nga dritarja e qelisë sime të burgut”.

Në këtë lidhëz/vjegëz të internetit mund ta gjeni shkrimin e plotë të tij: https://www.epokaere.com/e-pashe-ukshin-hotin-nga-dritaret-e-burgut-teksa-e-nxirrnin-jashte/

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maska që japin një ndriçim floureshent nëse personi që është…