Me dhembje po i marr lajmet për humbjen e jetës së qytetarëve
21 prill 2020
| 10:23
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të vdekur nga virusi “Korona”. Haradinaj në “Facebook” ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor dhe policinë për punën e palodhshme të tyre si dhe për qytetarët për bashkëpunimin. “Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia Covid-19. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e tyre. Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike. Edhe këtë vështirësi do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.