ME DY SHQIPTARË TË MËDHENJ
Ismet Sylejmani
Me emrat e mëdhenj e të dëgjuar, anëtarët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Prof. Dr. Shaban Sinani dhe Prof. Dr. Irakli Koçollari!
Nga një kafe e pije në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në ditët e panairit ndërkombëtar të librit!
Takimi afër simbolit të Pavarësisë së Kosovës NEW BORN, me Prof. Dr. Shaban Sinani e pastaj edhe me Prof. Dr. Irakli Koçollari, ishte natyrisht i rastit dhe u arrit me veprimin tim!
I përshendeta dhe u prezentova!
Me shpejtësi i tregova Prof. Shaban Sinanit, arsyen përshendetjes dhe i tregova se në vitin 1991 jemi takuar në Tiranë në përbërjen e delegacionit të LPK- së ku është realizuar edhe takimi me Prsidentin e Shqipërisë Ramiz Alia!
Prof. Shaban Sinani më tha po ti Ismet ishe më i riu nga delegacioni!
E dinte saktë jo vetëm moshën time, ky personalitet i shquar shqiptar, njëri prej këshilltarëve më të lartë të Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia!
Më njoftoi e prezentoi me Prof. Dr. Irakli Koçollarin, të cilin edhe une e kisha të dëgjuar si emer e me funksion të lartë shtetërorë në atë kohë në Shqipëri, tash edhe studiues, historian e autor!
Me ftesën time e në respekt të dyanshëm, u ndalëm të pinim nga një kafe në byfe Monaco në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndonëse ishim duke shkuar në terminet e caktuara me axhendë paraprake!
Biseduam për vizitën në Shqipëri, për anëtarët e delegacionit nga Kosova e Viset e saja, e për Kristaq Porodinin përgjegjësin në Shqipëri!
I tregova Prof. Shabanit për bisedën për Atë, që kisha pasur me Presidentin Ramiz Alia në Prishtinë në vitin 2008 me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së Udhëheqësit të madh dhe të lavdishëm Enver Hoxha!
Prof. Dr. Shaban Sinani në kuadër të bisedës së ngrohtë, vëllazërore e miqësore që bëmë, mes tjerash më pyeti edhe për njërin prej shokëve e miqve të mijë më të mëdhenj, por edhe për mikun e tij, për botuesin e gazetës ditore EPOKA E RE, gazetarin legjendar të popullit shqiptar, publicistin më të guximshëm, studentin e organizatorin e famshëm të protestave studentore te vitit 1997 në Prishtinë, të nderuarin Muhamet Mavraj e për familjen e Tij!
Ishte knaqësia ime që të dëgjoja tema e biseda njëra pas tjetrës, secila më interesante se tjetra!
U ndava nga këta dy burra të mëdhenj të Atdheut, shumë i knaqur dhe tepër i lumtur që pata rastin t’i takoja!
Prof. Dr. Shaban Sinanin e takova pas 28 viteve!
Dhe është e jashtëzakonshme sepse u takuam në Prishtinën e lirë dhe në Kosvën e Pavarur, të pranuar e të njohur ndërkombëtarisht shtet sovran!
Lufta heroike dhe titanike e UÇK-së, gjaku i derdhur për liri i Heronjeve dhe Dëshmorëve të Kombit, ndihma dhe kontributi kolosal i Nanë Shqipërisë, i SHBA-ve dhe i NATO-s, bëri të mundur largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese nga Kosova e pamposhtur dhe lavdimadhe!
Populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë në jetë të jetëve do të iu jetë mirënjohës Prof. Dr. Shaban Sinanit dhe vëllezërve nga Shqipëria, për kontributin e madh dhëne luftës për liri e pavarësi nga Serbia pushtuese!
Prishtinë, 8 Qershor 2019!