Më e vështirë ta humbiste se sa të shënonte, gabimi i Mbappes në ndeshjen Dijon-PSG
12 shkurt 2020
| 23:42
Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.
Ylli francez nuk arriti që të shënonte nga afër në portën e Dijon në kuadër të përballjes në çerekfinale të Kupës së Francës.
21-vjeçari dështoi ta fuste topin në portën kundërshtare edhe pse ishte më e vështirë që ta humbiste atë.
Pablo Sarabia dhuroi një asistim perfekt për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.
Paris Saint-Germain e fitoi takimin 6-1 ndaj Dijon, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Francë.