Më e votuara e PDK-së në Prizren për asamble komunale
21 tetor 2021
| 16:40
Afaristja e suksesshme nga Prizreni, Ymran Fusha, e cila ka garuar në listën e PDK-së për asamble komunale ka marrë më së shumti vota si kandidate femër nga qytetarët e Prizrenit.
Burime brenda Shtabit Zgjedhor të PDK-së bëjnë me dije se Ymran Fusha është femra më e votuar në PDK.
Ajo i ka marrë mbi 500 vota dhe për herë të parë është pjesë e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Prizrenit si gruaja më e votuar brenda listës së PDK-së.
Kandidatja Ymran Fusha ka garuan me numrin #6 në listën zgjedhore të PDK-së në Prizren.
Kujtojmë që Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, dhe kandidati i saj për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.