Me edukatë apo të pasjellshëm? Kamerierët rrëfejnë si silleshin personazhet e famshëm kur u shërbenin
Thuhet se njerëzit njihen nga mënyra si sillen me ata që u shërbejnë dhe kryesisht me kamerierët. Disa nga këta të fundit kanë rrëfyer si janë sjellë njerëzit e famshëm me ta.
Rreth vitit 2005, Jay-Z dhe Beyoncé erdhën në restorantin në Old San Juan, pak para se të hapeshim për turnin e darkës dhe u ngjitëm në katin e sipërm në verandë me një çift tjetër. Kishte një grup prej ndoshta 16 nxënësish kolegji që po hanin po aty. Kur erdhi ushqimi, Jay Z dhe miqtë e tyre patën kontakt me sy me kamerierët dhe i thanë ‘faleminderit’, por Beyoncé e mbajti kokën ulur dhe nuk tha asgjë kur i dhanë ushqim. Kur ata u larguan, një nga kuzhinierët, i cili ishte një fans, donte vetëm një foto dhe ata nuk pranuan.
‘Dwayne ‘The Rock’ Johnson vizitoi restorantin e xhaxhait tim në Virxhinia. Ai vetëm hëngri një ton ushqim. Xhaxhai im nuk donte të ishte kuzhinieri i tij për shkak të paaftësisë për të qenë kreativ aq sa duhet.
Në restorantin tim erdhi njëherë Richard Gere dhe kishte një truproje që nuk lejonte askënd t’i afrohej. Pasi pashë se si vepronin njerëzit rreth tij, e mirëkuptova.
Në një vend ku kam punuar, kam pritur Emily dhe Felicity Blunt, John Krasinski dhe Stanley Tuçi. Asgjë nuk shkoi keq me vaktin e tyre dhe ata ishin mjaft të këndshëm, por Stanley la më pak se 10% bakshish në faturën e tyre prej 500 dollarësh.
Si kamerier kam takuar Sara Bareilles, e cila ishte super me këmbë në tokë! Ajo ishte ulur jashtë lokalit dhe një kliente tjetër pa një mi duke vrapuar nëpër rrugë. Zonjën e zuri paniku. Megjithatë, Sara qeshi dhe i tha: ‘Mirë se erdhe në qytet’.
I kam shërbyer Bryan Cranston një herë. Ai ishte super i sjellshëm me të gjithë. Unë në fakt po shikoja Breaking Bad kur e takova dhe u frikësova pak prej tij. Mendoj se ai mund ta dallonte sepse më hodhi vështrimin e Walter White dhe isha shumë i tmerruar!
Rreth vitit 2012, Lana Del Rey erdhi me një shoqen e saj kur unë ndihmoja gjyshin në restorantin e tij. Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo në atë kohë, sepse isha rreth 11 vjeç, por kushërira ime ishte një fanse e madhe e saj. Lana ishte pak e qetë, por ishte mjaft e këndshme aq për të bërë një foto me kushërirën time dhe nuk e kishte problem të qëndronte për të folur për pak me ne. Unë isha 11 vjeç. Ajo më pyeti çfarë muzike dëgjoja unë dhe iu përgjigja: One Direction. Më vonë, do e kaloja adoleshencën me këngët e saj, por në atë moment nuk e dija. Më erdhi keq që nuk bëra një foto në atë kohë.
“Xhaxhai im i ndjerë kishte një restorant shumë të njohur francez në Charlottesville, VA, dhe ai i kishte shërbyer Barbra Streisand.”