Më elegante se kurrë më parë! Gjithë vëmendja te Kate Middleton
Pasi mësoi për mbijetesën në xhungël së bashku me bashkëshortin e saj, Princ William, Kate Middleton u shfaq shumë elegante me një fustan mahnitës në pritjen e veçantë në Belize.
Dukesha e Cambridge u fotografua e veshur me një fustan rozë vezullues, i cili është dizajnuar nga stilistja britanike, “The Vampire’s Wife” dhe që kushton 2500 paund. 40-vjeçarja e kombinoi veshjen shumë elegante me një palë sandale me taka argjendi dhe një çantë të qëndisur.
Nga ana tjetër, Princ William mbante veshur një xhaketë sportive blu dhe këmishë me pantallona ngjyrë blu.
Gjatë pritjes në Belize dje, Duka i Cambridge nuk la pa përmendur edhe luftën në Ukrainë, ku u shpreh se “vigjilenca” e nevojshme për të mbrojtur demokracinë po testohej pikërisht atje. 39-vjeçari gjithashtu u zotua për të “qëndruar me ta në solidaritet”.