Me “Eurokoha”, ishulli Zanzibar në derë të shtëpisë
Zanzibar, risia më e re nga Eurokoha!
Pas shumë interesimeve, Eurokoha është duke punuar për të zgjeruar ofertën e saj turistike.
Në kuadër të vazhdimit për të sjell risi në paketat turistike, përfaqësuesit e kompanisë Eurokoha sot janë takuar me operator turistik nga Zanzibar, ku temë ka qenë nisja e bashkëpunimit për të gjithë ata që duan të pushojnë në këtë ishull fantastik të Tanzanisë.
Në ofertat e Eurokohës për pushime në Zanzibar, do të përzgjidhen hotelet më të mira në mesin e 400 hoteleve dhe resorteve të ishullit afrikan, i cili është ndër më të njohurit në botën e turizmit.
Ofertat për pushime në Zanzibar do të jetë risia e fundit që një kompani Kosova sjell për pushuesit e saj.
Karakteristikat kryesore të këtij vendi janë: plazhe të arta, breza të mrekullueshëm koralorë, ujë në ngjyrë të bruztë dhe magjia e qytetit Stone, i vetmi qytet antik funksional në Afrikën Lindore.
Eurokoha gjithmonë pranë jush!